Aventura londineze mbyllet përpara kohe, Tottenham shkarkon Mourinhon

Jose Mourinho nuk është më trajneri i Tottenham. “Special One” mori drejtimin e klubit londinez 20 nëntorin e vitit 2019, teksa kishte kontratë deri në verën e vitit 2023. Rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive, ndërsa loja e bukur është parë rrallë tek ekipi i Premier League. Tottenham renditet në vend të shtatë në kampionat.

Drejtuesit e klubit nuk kanë duruar më dhe pak minuta më parë kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra një nga trajnerët më fitues të botës së futbollit.

Champions League është objektivi i madh i Spurs, që ndodhen 5 pikë larg vendit të katërt. I vetmi peng i Mourinhos është fakti që nuk ia doli të dërgojë ekipin te trofe.

Tottenham është klubi i vetëm me të cilin 58-vjeçari nga Setubali nuk ka fituar asgjë. Shansin do e kishte më 25 prill, datë kur zhvillohet finalja e EFL CUP. Tottenham do të përballet në finale me Manchester City, por drejtuesit nuk pritën më dhe vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu