Avionët luftarakë turq fluturojnë mbi ishullin grek

“Turqia vazhdoi të përshkallëzonte provokimet e saj kundër Greqisë”. Kështu raportojnë mediat greke, ndërkohë që një çift avionësh luftarakë F-16 shkelën hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje të Mërkurën.

Konkretisht, pak pas orës 15:00, në ora 15:12, avionë luftarakë F-16 fluturuan mbi ishullin grek Oinousses.

Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më herët në Greqi, ndërsa tensionet mes dy vende kanë ardhur duke u përshkallëzuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu