Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Bartini Beriev VVA-14 ishte krijuar për t’u ngritur nga çdo vend, pa ndihmën e një piste, për të fluturuar më pas pranë sipërfaqes së ujit. I vetmi prototip i këtij avioni të pazakontë qëndron tashmë i vjetëruar në një fushë pranë Moskës, por dikur ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik për të neutralizuar nëndetëset moderne të SHBA.

Bartini Beriev VVA-14, i dizenjuar në vitet 1960-të, mjeti u krijua në kundërpërgjigje të raketave balistike Polaris që SHBA prodhoi në 1961 për flotën e nëndetëseve të saj. Prandaj në mendjen e krijuesit Robert Bartini, mjeti amfib VVA-14 do të ishte makineria e përkryer për shkatërrimin e nëndetëseve.

Por plani nuk funksionoi pasi vetëm dy nga tre prototipet e propozuara fluturuan, dhe vetëm një arriti të ngrihej në ajër. Kur Bartini vdiq 1974, edhe projekti vdiq bashkë me të dhe prototipi i dytë u çmontua.

Modeli i parë u dërgua në 1987 në muzeumin e forcave ajrore pranë Moskës.

Bartini, i cili la vendin e tij Italinë pas ardhjes në pushtet të fashistëve në 1923 kishte disa vizione për variantet e VVA-14, duke përfshirë dhe ato me dyshekë me ajër për ulje në ujë, dhe me krahë me palosje për të vepruar në anije.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu