Avioni ushtarak rus rrëzohet në Siri (FOTO)

Një avion ushtarak rus i tipit “SU 30” është rrëzuar pranë brigjeve të Lazkijes në Siri.

Avioni u rrëzua pak pasi u ngrit nga baza ajrore ruse në zonë duke u përplasur në det.

Nga të dhënat e para mësohet se dy pilotët e avionit kanë ndërruar jetë për shkak të përplasjes.

Rusia ka një prezencë të madhe ushtarake në Siri me baza ajrore, marinë dhe këmbësori duke mbështetur regjimin e Bashar al Asadit i akuzuar për vdekjen e më shumë se 700 mijë sirianëve që prej vitit 2011. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu