Azerët u marrin armenëve qytetin e humbur në vitin 1993 (VIDEO)

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se ushtria azerbajxhanase kishte çliruar qendrën e qytetit të Gubadli, e cila ishte okupuar për 27 vjet.

Aliyev gjithashtu njoftoi se disa fshatra përreth Gubadli si dhe fshatra në provincat Zangilan dhe Jabrail ishin çliruar. Qyteti i Gubadli, i vendosur në kufirin armen, u pushtua më 31 gusht 1993.

Në një operacion të nisur në Nago-Karabak më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar tre qytete dhe më shumë se 150 fshatra dhe kodra të rëndësishme strategjike nga pushtimi armene.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu