Bagerë dhe polici në rrugën e “Plastikave” në Shkup, rrënojnë objektin e egër, nuk dihet pronari (VIDEO)

Komuna Qendër sot herët në mëngjes ka nisur me rrënimin e një objekti që siç thuhet është ndërtim ilegal në rrugën e “Plastikave” në Shkup. Sipas komunës Qendër, rrënimi i objektit ilegal midis rrugëve “Samoili” dhe “Nikola Karev” ka nisur në orën 3.30 me asistimin e policisë, informon INA.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes as sot nuk është paraqitur investitori i këtij objekti, që është i panjohur. Vendimi për rrënim ishte dhënë në fazën e parë, kur inspektorët e ndërtimit kishin konstatuar se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, por investitori kishte vazhduar ndërtimin./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu