Bajrami: Problemi i maqedonasve është tek numri 40% i shqiptarëve

Ish ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga viti 2006-2008 në radhët e PDSH-së, Xhelil Bajrami, ka pohuar për emisionin “Studion e Hapur” në TV Nova, se problemi më të cilin nuk po kanë mundësi të pajtohen elitat politike maqedonase në Maqedoni, është numri i shqiptarëve I cili është afër 40%.

“Problemi i palës maqedonase është tek numri 40 për qind i shqiptarëve që janë në Republikën e Maqedonisë. Ku një pjesë e elitës politike maqedonase, intelektuale, analist e të tjerë nuk i duan shqiptarët si qytetarë të barabartë në konceptin kolektiv shoqëror, por i dëshirojnë vetëm si një etni pakicë, me të cilët mund të manovrojnë”, deklaroi ish ministri Xhelil Bajrami.

Ai më tej shtoi se Shqipëria asnjëherë nuk është përzier në politikat e brendshme të Maqedonisë, por për kundrazi, ka treguar një politikë të hapur dhe transparente, për një fqinjësi të mirë dhe një rajon stabil.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu