“Ballkani i Hapur”, Edi Rama të mërkurën shkon në Serbi

Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i cili u dorëhoq mbrëmë do të vizitojnë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor për të marrë pjesë në një takim për “Ballkanin e Hapur”.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat serbe. Në këtë takim pritet që të diskutohet për hapat e tjerë për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet vendeve që janë pjesë e kësaj iniciative.

Ballkani i Hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë nismë rajonale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu