Banka Qendrore Evropiane njoftoi se më 4 Prill, në qarkullim do të dalin kartëmonedhat e reja 50-euroshe.
Kjo seri ka veçori të sigurisë së lartë, që bën thuajse të pamundur falsifikimin e saj. Kjo kartmonedhë ka një portret të Evropës – figurës nga mitologjia greke – që është edhe si hologram kur e shikoni në dritë.
Kartëmonedha e re është e katërta nga seria Evropa. Para saj ishin ato të 5, 10 dhe 20 eurove, të cilat tashmë janë në qarkullim.
Kartëmonedha e 50 eurove do të jetëe shpeshta dhe paraqet 45 për qind të parave në qarkullim.