Bankat ruse goditen nga sulmet kibernetike

Pesë banka ruse kanë qenë në cak të sulmeve kibernetike për dy ditë rresht.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga rregullatori bankar në këtë vend.

Kreditori më i madh në vend, Sberbank, ka qenë një objektiv i sulmeve të vazhdueshme.

Me këtë rast u hakuan faqet e internetit të bankave përmes sulmeve të quajtura  DDoS të cilat vërshimet e faqeve të internetit me më shumë trafik se sa që mund të përballojnë.

Kompania e sigurisë Kaspersky tha se sulmet kanë qenë ndër më të mëdhat që kanë ndodhur ndonjehërë në bankat ruse, transmeton Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu