Banorët e një lagjeje shqiptare protestë para komunës së Kumanovës

Banorët shqiptarë të rrugës “Kiro Fetak” në Kumanovë, kanë protestuar sot para ndërtesës së komunës për shkak se siç thonë, tani dy javë ballafaqohen me mungesë të ujit, shkruan gazeta LAJM.

Ata janë të revoltuar që në shekullin 21 përballen me mungesë të këtij kushti elementar të jetës.

“Nuk jemi tubuar se kemi deshirë të dalim në rrugë e të protestojmë, por jemi tubuar për shkak se të gjitha apelet tona kanë hasur në vesh të shurdhër tek udheheqesit e komunës. Është turp banorët qe jetojne në qendër të komunës më të madhe në Maqedoni me javë të tëra të mos kenë ujë për pije”, tha ndër të tjera, organizatori i protestës Mesud Bajrami.

Protesta ka filluar në orën 12, ndërsa banorët thonë se do të protestojnë deri sa të tejkalohet problemi me të cilin përballen. Gjatë protestës kreu i komunës, Maksim Dimitrievski ka ftuar në takim përfaqësues të protestuesve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu