Barcelona kërkon kohë për zgjidhjen e problemit për Superligën Evropiane

Klubi i Barcelonës ka reaguar ndaj lajmeve të fundit për Superligën Evropiane duke lëshuar në një komunikatë zyrtare.

Klubi theksoi se është në dijeni të brengosjeve të tifozëve të futbollit, por se sipas analizave të klubit, tejkalim i situatës ekonomike që ka kapluar futbollin elitar do të ishte më i lehtë me disa ndryshime.

Barça theksoi se të gjithë mbajtësit e aksioneve të klubit janë të rëndësishëm dhe pa një vendim gjithëpërfshirës nuk do të merret asnjë vendim.

“Duke pasur parasysh reagimin e publikut që projekti i Superligës Evropiane ka gjeneruar në shumë dhe shumë sfera të ndryshme, nuk ka dyshim që FC Barcelona vlerëson se kërkohet një analizë shumë më e thellë e arsyeve që e kanë shkaktuar këtë reagim në mënyrë që të rishikohet, nëse është e nevojshme, dhe në masën e kërkuar, propozimi siç është formuluar fillimisht dhe zgjidh të gjitha ato çështje, gjithmonë për të mirën e interesit të përgjithshëm të botës së futbollit”.

“Një analizë e tillë e thelluar kërkon kohë dhe qetësi të nevojshme për të shmangur ndërmarrjen e ndonjë veprimi të nxituar”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu