Barcelona do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj PSG-së në “Camp Nou”, teksa ndeshja do të arbitrohet nga një gjyqtar shumë i njohur për shqiptarët, Deniz Aytekin.
Në kualifikuesen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, të zhvilluar në “Elbasan Arena” kundër Izraelit të mbyllur 0-3, ai dha dy kartonë të kuq dhe dy penallti kundër tanëve.
Shqiptarët e sulmuar aq shumë, sa ai mbylli llogarinë e tij personale në Facebook për dy-tri ditë. Ai do të gjykojë sfidën mes Barcelonës dhe PSG-së, teksa frika tashme sidomos te francezët është dhe më e madhe./albeu.com/