Barcelona pikëton mbrojtësin e Lazios, e kap me çmim okazion

Barcelona kërkon të konsolidojë difensivën e saj dhe të sjellë lojtarë cilësorë në Camp Nou. I piketuari nga katalanasit është Luiz Felipe i Lazios.

Tuttomercatoëeb bën me dije se katalanasit kanë zhvilluar kontakte me palën e lojtarit dhe transferimi në verë është një mundësi reale, duke u nisur nga fakti që kontrata e brazilianit përfundon në verën e vitit 2022.

Në këto kushte katalanasit do synojnë të bindin Lazion me një çmim modest, me italianët që pas një sezoni do jenë të detyruar ta lënë të largohet falas.

Vlera e Felipe në merkato është 20 milionë euro, duke iu referuar Transfermarkt. Në këtë sezon nuk ka qenë prezent në shumicën e ndeshjeve në këtë sezon për shkak dëmtimesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu