Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve në fazën e mbrojtjes.
Sport.es shkruan se katalanët janë të interesuar për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Interesimin e Barcelonës për Manolas, e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, që për mediet italiane tha se skuadra të mëdha janë të interesuar për klientin e tij.
Manolas është 26 vjeçar, dhe te Roma është transferuar në verën e vitit 2014 nga grekët e Olympiacos./Lajmi.net/