Barrikadat, a po aplikohet strategjia e serbëve si në veriun e Kosovës (FOTO)

Nga dita e djeshme në pjesën juglindore të Maqedonisë janë aplikuar barrikadat, një strategji e strukturave serbe që aplikohet në veriun e Kosovës. Kamionë dhe traktorë të vendosur në rrugë në emër të bujqëve të këtij rajoni kishin bllokuar dje dy akse rrugore Prilep – Manastir, dhe Shtip – Shkup, informon INA.

Protestuesit në këto barrikada disaorëshe kanë thënë se nuk do të lejojnë dygjuhësinë dhe që ajo ti imponohet fëmijëve të tyre, si dhe rrënimin e shtetit. Ata kanë drejtuar akuza ndaj opozitës dhe partive shqiptare, duke thënë se po pranojnë platforma të huaja për ndarjen e Maqedonisë./ina

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu