Basha i bën golin e papritur Ramës: 13 milionë euro gjobë!

Në mandatin e parë kryeministri Edi Rama prishi lokale e ndërtesa të mëdha pa leje në të gjithë Shqipërinë.

Një ndër ndërtesat e prishura në atë kohë ishte edhe pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, ngjarje e cila bëri shumë bujë në atë kohë.

Por, gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës për shëmbjen e kësaj ndërtese duke e “gjobitur” me 13 milionë euro.

Sipas Gjykatës së Strasburgut Rama duhet t’a paguajë këtë shumë për shkak se pallati ishte me leje të rregullt.

Pavarësisht se në atë kohë kjo lëvizje e Ramës u interpretua si sulm ndaj kryetarit të PD-së, sot vjehrri i Bashës “triumfon” duke e fituar të drejtën në Gjykatën e Strasburgut. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu