Letrës publike të kryetarit demokrat Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjet përmes një reagimi në “Twitter”, madje duke i bërë tagg kryedemokratit në profilin e tij zyrtar po në rrjetin social Twitter.
“Lulzim Basha mos fol në emër të SHBA, se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister. Fokusohu tek oferta që ke në tryezë.” – shkruan kreu i qeverisë.
Pas takimit 2 orë me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD i nis një letër zyrtare kryeministrit Rama. Në letër, kryedemokrati Basha i kërkoi sot publikisht kryeministrit Edi Rama që të pranojë edhe ai paketën me propozimet e paketës McAllister plus, për zgjidhjen e ngërçit politik.