Basha lëshon alarmin: Rama, Xhafaj e Ruçi do blejnë prokurorinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se drejtësia mund të vonojë, por nuk do mungojë për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

“Rama do ta mbrojë deri në fund. Sic u pa sot ai Ruci dhe Xhafaj, këta që qeverinë e kthyen në një repart logjistik në mbështetje të krimit e drogës do kërcënojnë e blejnë prokurorinë e këdo që provon të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot Tahiri, Xhafaj e Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se janë një kërcënim serioz për drejtësinë. Sot te gjithe shqiptaret e panë lakuriq mashtrimin, ku e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia nën kembët e tij”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu