Basha: Protesta të menjëhershme! Nuk e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë kur u ula me Ramën

Në 3 vjetorin e marrëveshjes politike me kryetarit socialist, Lulzim Basha ripërsëriti meaculpan bashkë me zotimin se mes tij dhe Edi Ramës nuk do kishte një 17 maj të dytë.

Opozita e bashkuar i rikthehet protestave, si fillim lokale për të kulmuar në mbarëpopullore. Formati i tyre do ndikohet nga pandemia e CoVid-19, ndërsa sfidohet edhe gjendja e jashtëzakonshme e cila ndalon grumbullimet deri më 23 qershor.

Më e ashpër në reagim ishte Monika Kryemadhi, e cila i beri thirrje qytetarëve për mosbindje civile.

Monika: Krahas toneve luftarake, plani i opozitës është rikthimi në pushtet përmes votës.

Basha: Edhe pse teatri kombëtar u rrafshua, Lulzim Basha premtoi se me rikthimin në pushtet do e restaurojë. Për autorët e shembjes duke nisur nga Edi Rama, paralajmëroi ndëshkim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu