Basha: Rama nuk i dha përgjigje pyetjes ku shkuan 75 milion euro. Është në siklet të madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga ‘Zonë e Lirë’ tha ndër të tjera se Rama mbrëmë në Opinion nuk I dha përgjigje pyetjes së ku shkuan 75 milion euro të inceneratorëve.

Basha tha ndër të tjera se fakti që Rama u çua nga kolltuku ku qëndronte, tregon se është në siklet të madh.

Ervis Iljazaj: Sesa një Rama i sforcuar. Se nuk e kemi Ramën kështu siç është. E pe dje që i merrej fryma? U ngrinte, u ulte ishte në pozicion…

Cani: Nuk është tip i tij thua ti?

Ervis Iljazaj: Nuk është tip i tij. E bën ai sepse e di që pëlqehet, por nuk është natyra e tij.

Lulzim Basha: Unë mendoj se e keni gabim dhe se sikleti i djeshëm nuk vinte për shkak të mundësisë për të, po t’u impostuar si Zgarbi apo për të, për të mbivendosur shfaqjen mbi substancën. Sigurisht që ai u përpoq ta bënte këtë, pra të hiqte thelbin. Njerëzit të mos merreshin me thelbin, njerëzit të mos merreshin me thelbin, me atë që ka ngjarë.

Ervis Iljazaj: Relativizoi gjithë kohës.

Lulzim Basha: Por shqetësimi kryesor që kishte, ishte që ai nuk arrinte të jepte përgjigje pyetjes së përsëritur, cfarë ke bërë me 75 milion Euro.

Arjan Çani: Pyetjeve per inceneratorët.

Lulzim Basha: Ku i ke çuar 75 milionë euro të taksave tona. Pse i ka marrë këto lekë dikush që ka krijuar kompaninë një ditë para se të fitonte kontratën, pa tender. Pse brenda një dite qeveria jote ka marrë 13 vendime ndërkohë që sështë mbledhur 13 herë për pandeminë.

Ervis Iljazaj: Por ia arriti ta relativizonte gjithsesi duke mos u përgjigjur.

Lulzim Basha: Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje apo nuk patën mundësinë, grupi i gazetarëve t’i bënte këto pyetje mund të themi që e arriti pjesërisht qëllimin, por mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, kuptojnë dhe kuptuan një njeri në siklet

Arjan Çani: Dhe është kapur në gabime shumë ë?

Lulzim Basha: Kuptuan një njeri në siklet të madh, se është siklet i madh ai!

Arjan Curri: Këtë kam hall unë që shumica vazhdon dhe rri te batutat

Arjan Çani: Rrinë në sipërfaqe thua ti?

Lulzim Basha: Ndërkohë që në kohë pandemie dhe ndërkohë që kemi mbi 100 mijë familje që kanë humbur të ardhurat e veta, kryefamiljari ka humbur vendin e punës, t’I mendon se shqiptarët nuk arrijnë të shohin një njeri që është kryeministri I vendit, që është përgjrgjës për këtë situatë, që çohet, tërrbohet, çohet nga kolltuku si.. kemi një shprehje ne po s’dua ta them sepse

Arjan Curri: Në dy herët e para kishte sukses zoti Basha!

Lulzim Basha: Është mendimi yt!

Arjan Curri: Po mendimi im!

Lulzim Basha: Unë mendoj se dje kemi parë, në 30 vite nuk kemi parë kryeministër në siklet të tillë, në 30 vite në një studio nuk është çuar asnjë politikan, jo më një kryeministër të hidhet nga kolltuku në mënyrë të tillë, vetëm një siklet i jashtëzakonshëm mund ta bëjë të hidhet ashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu