Basha reagon për tërmetin në Izmir: Kurajo për popullin dhe autoritetet e Turqisë

Basha reagon për tërmetin në Izmir: Kurajo dhe solidaritet për popullin dhe autoritetet e Turqisë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ër tërjetin shkatërrues që goditi Turqinë mesditën e sotme.

Me dhjetëra ndërtesa janë shembur në Izmir, ndërsa kryedemokrati ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale Basha shprehet se u uron shërim të shpejtë të plagsoruve, ndërsa solidarizohet me autoritete dhe popullin turk.

“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”, shkruan Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu