Basha shkarkon Flamur Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, paralajmëron përjashtimin e tij nga Grupi i PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar Flamurin Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, si dhe ka paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.

Në një njoftim për media, selia blu njofotn se arsyeja e këtij vendimi “është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.

Kujtojmë se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD është shoqëruar me debate, ndërsa pas menjëherë mbledhjes, Flamur Noka kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, teksa u shpreh se “Ai pa fatin e karriges së tij, jo të PD-së”.

Pas deklaratës së Nokës, erdhi edhe reagimi i selisë blu, që e konsideroi qëndrimin e deputetit demokrat si “Përpjekje e dëshpëruar për të shtrembëruar të vërtetën”.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu