Bashkë një sy gjumë: Adoleshenti i përgjumur dhe mëshqerra e tij po marrin shumë “Like” në internet (FOTO)

Mitchell Miner dhe mëshqerra e tij, Audri, kanë kaluar pothuajse çdo ditë së bashku për dy muajt e fundit. Ata kanë zhvilluar një lidhje të pashpjeguar gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo gjë është dëshmuar edhe përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Ajo pëlqen të rri shtrirë shumë pak”, tha Miner. “As unë nuk e kuptoj mirë lidhjen me kafshën time”. “Ajo thjesht i gëzohet shoqërisë me mua”.

Miner, 15 vjeç, nga Williamsburg dhe Audri kanë qenë duke u përgatitur për shfaqjen e kafshëve të qumështit “Iowa State Fair”.

Ai e ka qethur, e ka ecur dhe e ka larë atë deri të shtunën e kaluar. Dhe në ditën e shfaqjes, Miner dhe Audri u zgjuan në orën 3 të mëngjesit.

“Ajo përfundoi në vendin e pestë nga shtatë garuesit”, tha Miner. “Por pa pasur nevojë për ta thënë, të dy ishin të lodhur. Pra, ata morën një sy gjumë pas shfaqjes së tyre së bashku”.

Ka qenë babai i Miner, Jeremy, ai që kishte parë djalin të shtrirë tek Audri. Ai bëri disa fotografi dhe i postoi ato në Facebook.

Që nga ora 13:30 e ditës së hënë, fotografia ka më shumë se 15,000 reagime, 790 shpërndarje dhe 290 komente.

“Unë po flija. Mendoj se edhe ajo, gjithashtu”, ka thënë Mitchell Miner.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu