Bashkimi Demokratik për Integrim: Dikush nuk po e pranon humbjen dhe po ecë korridoreve të partive maqedonase

Bashkimi Demokratik për Integrim në faqen e saj zyrtare në Facebook lëshon akuza ndaj partive shqiptare për braktisje të Tryezës së përbashkët dhe siç vë theksin këto parti përmes vajtje ardhjeve në korridoret e partive maqedonase rrënojnë pozitat negociuese të saj, transmeton INA.

*Braktisja e Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare dhe vajtjeardhjet në selitë e partive maqedonase nga ana e partive që humbën zgjedhjet e 15 korrikut është vazhdimësi e përcarjes së shqiptarëve, defokusim nga humbja dhe rrënim i pozitave negociuese të fituesit shqiptar të zgjedhjeve parlamentare”, thotë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas integristëve partitë rivale që nga përfundimi i procesit zgjedhor, kanë ndryshuar disa herë qëndrimet e tyre në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë në kuadër të subjekteve të tyre për humbjen e rradhës.

“Dështimin e tyre partiak përpiqen që ta shëndërojnë në dështim të të gjithë shqiptarëve duke qëndruar në koridoret e partive maqedonase me të vetmin qëllim që mos të japin llogari para organeve partiake për dështimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Nga kjo parti zotohen se prapë ti ftojnë që të bashkohen partitë tjera dhe do ti prijnë siç thotë Bashkimi Demokratik për Integrim këtij përcaktimi sepse bashkimi në një opozitë të shëndoshë dhe kombëtare është në interes të të gjithëve.

“Këtë përcaktim, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë edhe përkundër pengesave për të krijuar një alternativë dinjitoze opozitare e cila nuk i ka sytë e errësuara pas pushtetit”, kumton Bashkimi Demokratik për Integrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu