Bashkohen dy Dibrat

Në Dibër u mbajt takim i parë përbashkët mes dy këshillave komunale të dy Dibrave, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Drejtuesit e dy komunave theksuan se rëndësinë e lëvizjes së lirë mes dy vendeve, marrë parasysh se mbyllja e gjatë që ka ekzistuar më herët, ka ndarë familjet , madje dibranët e të dy anëve që guxonin ta kalonin këtë kufi, janë përballur edhe me burgosje e persekutime.

Ata u angazhuan që t’i detyrojnë qeveritë e dy vendeve, të kontribuojnë seriozisht në zhvillimin ekonomik e kulturor të të dy komunave që nuk janë të afërta vetëm gjeografikisht, por kanë lidhje të forta gjaku.

Krerët e komunave shprehën domosdoshmërinë e hapjes së një terminali në pikën kufitare të Bllatës, ndërtimin e “Rrugës së Arbërit” dhe angazhim për të konkurruar bashkarisht në projektet që mund të financohen nga fondet e BE-së në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar, njofton TVM2.

Këshillat e dy komunave synojnë formimin e një trupi koordinues, në mënyrë që ta ngrenë në të tjera nivele bashkëpunimin aktual. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu