Bayern Munich blindon Ibrahimovic-in kosovar

Bayern Munich blindon xhevahiret e tij mes të cilëve është edh Ibrahimovici kosovar. Asnjë gabim. Në këto orë klubi gjerman ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se ka zgjatur kontratat e dy të rinjve.

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Copado (17 vjeç) dhe mesfushorin Arijon Ibrahimovic (15). Ky i fundit, lindur në Nuremberg dhe me origjinë kosovare, nuk mund të kalojë pa u vënë re për shkak të mbiemrit të njëjtë me sulmuesin e Milan-it.

Megjithatë, me Zlatan ka të përbashkët vetëm emrin pavarësisht se në Bavari janë të gatshëm të vënë bast për të ardhmen e ndritur të lojtarit.

Arijon Ibrahimovic ka luajtur sezonin e kaluar me Under 17, duke shënuar edhe 2 gola në 9 ndeshje. 15-vjeçari ka edhe dy ndeshje me kombëtaren gjermane Under 16.

Bayern Munich ka vendosur t’i shikojë akoma në provë atë dhe Copado-n dhe të zgjasë kontratën e tyre deri në vitin 2024. Ka shumë mundësi që të dëgjojmë të flitet për të edhe në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu