Bayern Munich gjen pasuesin e Jupp Heynckes

Bayern Munchen ka filluar që tani të mendojë për sezonin e ardhshëm. Edhe pse klubi i ka kërkuar me ngulm trajnerit aktual Jupp Heynckes, që të vazhdojë kontratën duket se ai e ka vendosur të largohet.

72-vjecari erdhi në drejtimin e bavarezëve për ta kthyer ekipin në rrugë të mbarë pas një nisjeje të keqe të sezonit në drejtimin e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.

Gjithsesi gjermanët e kanë gjithmonë një “plan B”, pasi ata kanë filluar të mendojnë për trajnerin që do të pasojë Heynckes.

Dy emrat më të mundshëm për ta pasuar atë janë dy trajnerë të rinj me të ardhme si Hulian Nagelsman dhe Niko Kovac.

Për momentin i pari drejton Hoffenheimin, ndërsa i dyti drejton Eintraktin e Frankfurtit.

Të dy trajnerët kanë bërë mirë deri tani në Bundesligë, dhe pritet të jenë kandidatët kryesorë për stolin e Bayernit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu