Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot (VIDEO)

Aeroplani luftarak pa pilot turk, “Bayraktar Kızılelma” ka përfunduar fluturimin e tretë testues si dhe testin e identifikimit të sistemit të lartësisë së mesme ndërsa kompania turke, Baykar theksoi se janë shumë të kënaqur me rezultatet.

Drejtori i kompanisë, Selcuk Bayraktar ka publikuar një video të testit të ri të aeroplanit.

“Aeroplani luftarak Bayraktar ka përfunduar me sukses testin e identifikimit të sistemit të lartësisë së mesme. Aeroplani luftarak pa pilot ka arritur një lartësi mbi 6 kilometra. Testet në aeroplan do të vazhdojnë dhe ne planifikojmë të fillojmë prodhimin masiv deri në fillim të vitit 2024”, tha Bayraktar.

Gjithashtu, drejtori i kompanisë theksoi se Baykar po përgatitet për fluturimin e parë të aeroplanit pa pilot TB3, i cili do të jetë i parë i këtij lloji që do të mund të ngrihet dhe ulet në aeroplanmbajtëse me pista të shkurtra.

“Droni dhe aeroplani do të prezantohen në një ngjarje të madhe teknologjike në Stamboll, i cili do të mbahet nga 27 prilli deri më 1 maj”, shkruajnë mediat turke.

Sistemi kombëtar i aeroplanëve luftarakë pa pilot (MIUS), i quajtur Kizilelma (Molla e Kuqe), me reflektim të ulët të radarit dhe shpejtësi nënsonike, është gjithashtu një projekt i rëndësishëm strategjik pasi pritet të sigurojë vetëmjaftueshmërinë e forcave ajrore të Turqisë.

Rëndësia e këtij projekti u theksua veçanërisht pasi Turqia u përjashtua nga projekti F-35, i cili duhej të ngrihej nga aeroplanmbajtësja që po ndërton në bashkëpunim me Spanjën.

Aeroplani luftarak i shpejtë pa pilot, Kizilelma përfaqëson një shtrirje të konsiderueshme të aftësive të dronëve të ngadaltë të zbulimit dhe mbajtjes së raketave. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu