BDI: Banknotat dhe uniformat policore në shqip në komuna

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ditë më parë deklaroi se ata ishin marrë vesh me LSDM-në për të gjitha këto pika, të cilat i demantoi sot Zaev.

“Edhe banknotat dhe monedhat do jenë në gjuhën shqipe, Në gjitha institucionet qendrore dhe lokale gjuha është zyrtare në prokurori, gjykata në të gjitha nivelet, te Avokati i Popullit nëse cilado palë në seancë gjithë procesi do jetë në dy gjuhë edhe aktet. Edhe në polici edhe në uniforma edhe në komunën e Shkupit edhe në gjitha uniformat tjera, ky është optimumi që është arritur në kuadër të kushtetutës shqiptarët nuk do heqin dorë nga implementimi”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Pas qëndrimit të lideri të LSDM-së Zoran Zaev se bankënotat dhe uniformat do të mbeten vetëm në gjuhën maqedonase dhe në to nuk do të përfshihet edhe shqipja, ka reaguar edhe BDI-ja.

Nga kjo parti për Alsat thonë se nuk pajtohen me qëndrimin se bankënotat dhe uniformat dygjuhësore janë antikushtetuese. Sipas integristëve përfshirja e shqipes në bankënotat është në përputhje me kushtetutën sikurse pasaportat dygjuhësore që shfrytëzohen në gjithë vendin madje edhe jashtë tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu