Zeka i BESËS vulos koalicionin me VMRO-në

Se bashkëpunimi BESA-VMRO-DPMNE në këto zgjedhje lokale ekziston në mënyrë indirekte e ka vërtetuar edhe kandidati i tyre për kryetar të Çairit Zeqirja Ibrahimi në një debat me kandidatët tjerë për të parin e Çairit.

Sigurisht ju kujtohet projekti i “famshëm” i VMRO-së, “Blej shtëpi, blej banesë“ i cili parashikonte ndihmë në blerjen e banesave për qytetarët në dy mënyra, ose pagesën e 75 % të kësteve në 5 vitet e para ose subvencion deri 10 mijë euro në blerjen e banesës apo shtëpisë.

Pikërisht këtu Zeqirija Ibrahimi i Lëvizjes BESA e zbuloi koalicionin me VMRO-në duke prezantuar projekt të njejtë si i VMRO-së por me emër të ndryshëm dhe i destinuar për grup tjetër njerëzish.

Njejtë si VMRO-ja, Zeka në këtë debat u zotua se nëse bëhet kryetar i komunës së Çairitdo të krijoj fond komunal i cili do të ndihmojë në fillimin e bizneseve të reja në komunë, përkatësisht ndihmë financiare për të gjithë ata që ofrojnë një plan biznesi dhe nëse ata do të sigurojnë një shumë të caktuar për hapjen e atij biznesi edhe komuna e Çairit do të participonte me shumën tjetër që të mund të krijohej një biznes i rrij.

Kjo dëshmon se projektet e dështuara të VMRO-DPMNE-së para disa viteve dhe në mungesë të ideve tani BESA mundohet ti prezantojë para qytetarëve të Çairit si burimore të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu