Zv/kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi, ka bë një postim në facebook, të cilin e ka ilustruar me fotografinë përbashkët të ministrave dhe deputetëve të BDI-së nga ish përbërja parlamentare e kësaj partie. Bie në sy edhe ish deputetja Ermira Mehemti, e cila u largua nga partia për shkak të mosreformimit të saj, shkruan Gazeta Lajm. Shumë komentues kanë parashtruar dilemën se pse zv/kryeministri Ademi ka zgjedhur pikërisht këtë fotografi për të ilustruar postimin e tij për “bisedimet me miqtë ndërkombëtarë”, e jo atë që e bënë ministrat e BDI-së gjatë “kangjegjit” te kabineti i Talat Xhaferit. Shumë prej komentuesve, këtë fotografi e interpretojnë si apel për kthim të Ermira Mehmetit në parti./Ina-online.net