BDI dhe “Populli” nënshkruan marrëveshje parazgjedhore (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli e Skender Rexhepit-Zejdi, sot kanë nënshkruar marrëveshje për koalicionim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se e ardhmja e vendit është vetëm në Bashkimin Europian. Sipas tij, shqiptarët nuk guxojnë të humbasin momentet e tyre vendimtare për euro-integrimin e vendit, dhe arsya pse janë bashkuar me Skender Rexhepin, Ahmeti tha se është për t’i thënë Jo Rusisë dhe Po Europës.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Pse duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse jo vetë, vendi ynë, por edhe rajoni ka nevojë për më shumë paqe, për më shumë stabilitet, për më shumë ardhmëri, sepse të gjitha këto që ndodhin rreth nesh, largë nesh, kanë një emërim, ajo quhet Rusi, dhe ne jo rastëishtë jemi dakorduar edhe me Skender Rexhepin, Po Europës-Jo Rusisë”.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, këtë marrëveshje e quajti historike. Ai tha se sot hapet një kapitull i ri, i quajtuar Fronti Europian, i cili siç tha Rexhepi, do të jetë bartës i ndryshimeve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe standardin jetësor.

SKENDER REXHEPI-ZEJDI, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI

“Po ky Front Europian, do të jetë një sihariç i mirë, se megjithatë ne shoqëria jonë në përgjithësi, pa dallime etnike do të jetë në një rrugëtim të mirë dhe padyshim në rrugëtimin europian, atë të cilin e kemi zgjedhur ne. Është një nisme e filluar me këmbë të mbarë, një nismë e cila do të dëshmojë se ne i kemi synimet dhe veprat, punë-punë dhe vepra afatgjate”.

BDI dhe Lëvizja Populli, në zgjedhjet presidenciale do ta përkrahin kanditatin e BDI-së për presindent Bujar Osmani, ndërsa në zgjedhjet parlamentare do të garojnë me lista të përbashkëta. Frontit Europian pritet t’i bashkohet edhe disa parti tjera politike.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu