Taktizim dhe heshtje. Këto janë karakteristikat që e përshkruajnë sjelljen e BDI-së në lidhje me çështjen nëse janë të përgatitur që përsëri të futen në koalicion me VMRO-DPMNE-në në qeverinë e re, transmeton TetovaSot.
Analistët vlerësuan se hapi i këtillë do të ishte vetëvrasje për BDI-në, pasi që për shkak të koalicionimit të deritanishëm me kreun e komprometuar të VMRO-DPMNE-së nga votuesit është dënuar me një numër dyfish më të vogël të mandateve, nga 19 në vitin 2014 në 10. Si arsye e dytë për shkak të së cilës dyshojnë se BDI-ja do të futet në përqafimin e ri të DPMNE-së është deklarata e fundit e Gruevskit që në esencë nënkupton ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me demokracitë perëndimore. Në këto tema ka disa përgjigje të shkurtra nga BDI-ja.
Në lidhje me planet e koalicionimit në emisionin Klik Plus në TV 21 ai deklaroi se partia e tij e ka legjitimitetin e plotë që t`i përfaqësoje shqiptarët në Parlament dhe të bisedoje me cilin do për përbërjen e qeverisë së re. Por, potencoi se do të futen në koalicion vetëm me atë parti që i plotëson pesë kushtet ose premtimet dhënë trupit votues shqiptar, që i kanë dhënë gjatë kampanjës zgjedhore.