BDI ende nuk e thotë se kush do të jetë kryetari i Parlamentit, i cili pritet të zgjidhet gjatë ditëve të ardhshme. Këtë nuk e tha as nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti në debatin në Click Plus në Tv21.
Por siç mëson agjencia e lajmeve INA, deputeti Rexhail Ismaili tanimë është kandidati më serioz për postin e kryeparlamentarit. Ai shihet si një nga kandidatët më të pranueshëm dhe me më shumë përvojë në Kuvend. Ismaili që vjen nga Sllupçani i Kumanovës është ekonomist i agrares i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, i cili ka qenë drejtor i AgroBursës gjatë kohës së PDSH-së, ndërsa pas luftës është kyçur në PDK dhe më pas në BDI, duke fituar dy mandate si deputet. Një nga emrat tjerë të përfolur është edhe Talat Xhaferri./ina