BDI humb dy ministri nga ndarja e resorëve në qeverinë me LSDM-në

Qeveria e Maqedonisë tani ka një qeveri të re. Pas gjashtë muajve antagonizmave dhe krizës së thellë institucionale dhe politike, partitë pjesmarrëse në qeveri (LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët) kanë prezentuar propozimet e tyre për ministra. Shqiptarët përfaqësohen me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikastere, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa portofol i propozuar nga LSDM-ja.

Përkatësisht, pesë minsitri dhe një dikaster pa portfol do të drejtohen nga BDI-ja, ndërsa dy ministri të tjera nga Aleanca për Shqiptarët, njërën do ta marrë LR-PDSH-ja dhe tjetrin RDK-ja e Vesel Memetit.

Pra, BDI do të udhëheq me këto dikastere:

Zv.kryeministër: Hazbi Lika
Zv.kryeministër: Bujar Osmani
Ministër i ekonomisë: Kreshnik Bekteshi
Ministër i drejtësisë: Bilen Saliu
Ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë: Sadulla Duraku
Ministër pa resor: Ramiz Merko
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të keto dikastere të cilat do ti udhëheq:
Ministër i shëndetësisë: Arben Taravari
Ministër i pushtetit lokal: Suhejl Fazliu

Ndërsa në përbërjen e fundit ka pasur këto dikastere:

Shyhrete Elezi – ministre e Pushtetit Lokal
Bashkim Ameti – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (Ekologjisë)
Pishtar Lutfiu – ministër i Arsimit
Arbër Ademi – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
Valdet Xhaferi – ministër i Drejtësisë
Arlind Zeqiri – ministër pa resor
Driton Kuçi – ministër i Ekonomisë

Nga kjo që shihet deri më tani BDI në këtë përbërje nga ky koalicion i zgjeruar në mes LSDM-së, BDI-së, dhe Aleancës për Shqiptarët, humb dy dikastere, atë të arsimin që është shkëmbyer me shëndetësinë, që do ta drejtojë kuadri i LR-PDSH, Arben Taravari dhe ai i Pushtetit Lokal që do ta udhëheq kuadri i RDK-së së Vesel Memetit.

Por kjo gjë bie ndesh me atë që Zoran Zaev ka thënë se nga resorët e tij do të përfitojnë partitë e koalicionit qeverisës, përkatësish parti politike shqiptare, poashtu edhe BDI ka thënë, gjatë gjithë kësaj sa kanë zgjatur bisedimet për formimin e qeverisë se re, se nuk do të humb asnjë resor apo dikaster në këtë përbërje qeverisëse, dhe tani shihet se ajo ka humbur dy dikastere edhe atë të arsimit që është shkëmbyer me shëndetësinë që ia ka marrë partia tjetër shqiptare LR-PDSH dhe pushtetin lokal që do ta udhëheq kuadri i RDK, së Veselit.

Tani ngel që të shohim se si do të rrjedhin punët edhe me ndarjen në eshalonin e dytë, por sipas disa imformacioneve që i posedon agjencioni i lajmeve Zhurnal, edhe këtu BDI do të lëshojë pe./Zhurnal.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu