BDI me kërkesë tek LSDM që BESA të mos jetë pjesë e qeverisë?!

Takimi i fundit ditën e djeshme mes Zaevit dhe Ahmetit në selinë e BDI-së në Tetovë dhe deklarata për shtyp pas atij takimi thuajse vulosi përfundimisht qëndrimet e BDI-së për të formuar qeveri me LSDM-në e Zaevit, vetë Ahmeti publikisht e bëri të ditur përkrahjen e tij për Zaevin, ndërkohë që pritshmëritë për qeverinë e ardhshme kanë qenë për nje përfshirje edhe të Aleancës dhe Lëvizjes BESA, përfshirja e Aleancës është e domosdoshme për të formuar shumicën e sa i përket përfshirjes së Lëvizjes BESA, ky veprim nuk duket të jetë i këndshëm për BDI-në.

Burime informacioni për InfoShqip që duan të mbeten anonime kanë njoftuar së fundmi se një nga kërkesat e BDI-së drejtuar LSDM-së është që Lëvizja BESA të mbetet jashtë koalicionit qeverisës, shkruan InfoShqip.

Arsyet pse BDI nuk e do përfshirjen e Besës në qeveri përfliten të jenë të shumta, si rivalja kryesore e saj në skenën poltike BDI synon ti pamundësojë Besës kyçjen e saj nëpër institucionet e larta shtetërore, qofshin këto ministri, drejtori apo sektore tjera./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu