BDI në panik, Ahmeti dërgon një zyrtarin e tij për të negociuar me VMRO-në?!

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, skena politike në Maqedoninë e Veriut është duke pasur turbulenca të ndryshme.

Pas paralajmërimëve të fundit të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski se ka kontakte me opozitën shqiptare, pra me VLEN-in dhe ata do të jenë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, siç duket ka trazuar ujrat Brenda BDI-së. Siç merret vesht, njerëz të BDI-së, kanë nisur t’i afrohen selisë së VMRO-së për të negociuar për qeverinë e ardhshme.

Nga po i njëjti burim, thuhet se BDI me çdo kusht po bën presion të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin.

Kreu i VMRO-së Mickoski ditë më parë deklaroj se LSDM-BDI duhet të shkojnë në opozit sepse kanë vjedhur dhe kanë varfëruar qytetarët në Maqedoni, duke marr parasysh krizën e lartë ekonomike dhe inflacionin e madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu