Zëdhënësi dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, ka shprehur qëndrimin e partisë së tij përballë fjalorit kundër ndërkombëtarëve të ish-kryeministri dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
“Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore. Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti i ka ndodhur në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
Osmani gjithashtu ka thënë ”Tani po presim konfirmimin e rezultateve nga KSHZ pastaj do të ulemi dhe do të ndërtojmë qëndrim në parti sa i takon bashkëpunimin në të ardhmen me cilëndo parti politike maqedonase” thotë Osmani për Alsat-M.