BDI nuk preferon zgjedhjet lokale në verë kur vijnë mërgimtarët?!

Kryetari i komunës së Zhelinës nga radhët e BDI, Fatmir Izairi është kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë verës, edhe pse disa njohës të zhvillimeve politike theksuan se kjo periudhë është ideale për shkak të pranisë së mërgimtarëve në vendlindje.

Izairi ka nënvizuar se ata janë kundër zgjedhjeve që të mbahen në muajin korrik.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet. E vetmja gjë që nuk do të pranojmë është që zgjedhjet të mbahen në korrik. Nuk do të ishte fare problem sikur zgjedhjet të mbaheshin në shtator apo në tetor”, tha Fatmir Izairi, Kryetar i komunës së Zhelinës./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu