BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë diskutuar mbrëmë lidhur me 5 pikat e shtruara për përmirësimet e fundit të ligjit për gjuhët, por ende nuk kanë marrë vendimin final.
Funksionarë të lartë të kësaj partie kanë thënë se BDI nuk ka marrë vendim përfundimtar dhe në atë moment që do të ketë vendim do ta bëjnë publike për shqiptarët.
“Mbremë është debatuar mbi 5 pikat, si dhe për pikën më të rëndesishme atë të gjuhës shqipe, mirëpo ende nuk kemi arritur në vendim përfundimtar.”
Sipas “Zhurnal”, pritet që edhe sot vazhdojnë bisedimet në BDI dhe se besohet se të mërkurën do të shpallet vendimi përfundimtar për krijimin e qeverisë së re. /albeu