BDI ka përgënjeshtruar të gjitha dezinformatat lidhur me arrestimin e aktivistë të kësaj partie gjatë procesit të sotëm zgjedhor.
“Asnjë aktivist i BDI-së nuk është i involvuar në prishje të rendit dhe qetësisë nëpër vendvotime.
Përkundrazi, aktivistët tanë po pengojnë tentimet për prishjen e rendit nga partitë e vogla, të cilat nga panika e humbjes, po tentojnë të gjejnë alibi për arsyetimin e humbjes që do ta pësojnë sot në këto zgjedhje.
BDI është e përkushtuar që këto zgjedhje të mbahen në mënyrën sa më korrekte dhe demokratike, për të fituar legjitimitetin e radhës nga shqiptarët dhe për të çuar proceset përpara”, thuhet në deklaratën e BDI-së.










