“BDI publikon nesër marrëveshjen e partive shqiptare të Maqedonisë”

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim do të ratifikojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare jo më së vonë se deri nesër.

“Shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria janë të interesuara për një Maqedoni stabile, për një rajon stabil, për një Maqedoni ku shqiptarët do të jenë të barabartë, do jenë vendimmarrës por natyrisht do të jenë të bashkuar dhe koordinuar në qëndrimet e tyre. Deri nesër BDI do të ratifikon këtë marrëveshje, këtë memorandum të arritur ndërmjet liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni, besojmë që gjatë ditës së nesërme do të bëjmë publike tekstin e dokumentit” – tha për Alsat-M, Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu