BDI: Shumica e VMRO-DPMNE-së e konsiderojnë Gruevskin për lider, dhe jo Mickoskin

I gjendur përballë rënies drastike të vlerësimeve dhe mosbesimit të më shumë se një të tretës së votuesve të VMRO-DPMNE-së ndaj tij, si dhe me një vlerësim katër herë më të ulët se azilkërkuesi Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski po provon një nacionalizëm patetik, i cili është kapërcyer për më shumë se dy dekada për të mbijetuar në skenën politike duke kopjuar ish-liderin e LSDM-së Zoran Zaev në përpjekjet për ta sjellë BDI-në në opozitë dhe duke u paraqitur si kuazipatriotë, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE ndihen si Danella Arsovska, por ende nuk kanë guxim si Danella të sfidojnë bullizmin që u bën Mickoski.Të gjithë votuesit e VMRO-DPMNE-së e dinë se Mickoskit i intereson vetëm biznesi dhe partnerët e tij afarist dhe se qëllimisht e ka lënë në baltë tërë ish-menaxhmentin e VMRO-DPMNE-së, gjë që edhe vetë e ka konfirmuar”, thonë nga BDI.

Prandaj siç thuhet në kumtesën e BDI-së edhe pas 5 vitesh Mickoski është nën hijen e Gruevskit dhe në zgjedhjet parlamentare ka rënë nën 320.000 vota, gjë që reflektohet edhe në renditjen e brendshme partiake, ku shumica e VMRO-DPMNE-së e konsiderojnë Nikolla Gruevskin për lider, dhe jo Hristijan Mickoskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu