BDI do të sjell vendim të hënën?

Kemi harmonizuar tekstin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që tejkalon raportet bilaterale mes dyja partive, pra tejkalon përcaktimet për një koalicionim, ka thënë sot para gazetarëve zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani derisa në selinë e partisë në Tetovë është mbajtur seanca e kryesisë së partisë, njofton Plusinfo.

“Pasi u vërtetua teksti i ligjit, mbeten dy mënyra për realizimin dhe participimin në koalcionin qeveritar apo përmes mbështetjes së qeverisë së pakicës”, ka thënë Osmani.

I pyetur për deklarayëen e Zaevit se LSDM ka nënshkrimet e BDI-së për formimin e qeverisë, Osmani ka thënë se ende nuk kanë sjell vendim t’i japin nënshkrimet LSDM-së, pasi për të duhet zyrtarisht të vendos Ahmeti. Ai ka thënë se se sot nuk do të sillet vendim, ndërsa debati do të vazhdojë në ditët në vijim dhe sipas gjitha gjasave vendimi do të sillet të hënën, shkruan Plusinfo, transmeton Aktuale.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu