BE dënon ashpër përleshjet në veri të Mitrovicës

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas tensioneve të sotme në veri të vendit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE dënon ashpër përleshjet e sotme, e sidomos sulmin ndaj misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it.

“BE dënon ashpër përleshjet në veri, dënon sulmet ndaj patrullave të EULEX-it. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar dhe rivendosur qetësinë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm, provokues” – ka thënë ai.

Kjo është deklarata e plotë e Bashkimit Evropian:

“Bashkimi Evropian dënon ashpër përleshjet me policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale.

Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore.

Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet.

Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu