BE dhe NATO kritikojnë Bjellorusinë për uljen e detyruar të fluturimit të kompanisë Ryanair

Bashkimi Evropian dhe NATO të dielën kritikuan ashpër Bjellorusinë për devijimin e avionit të pasagjerëve të kompanisë Ryanair në Minsk në mënyrë që të arrestonte një aktivist bjellorus.

Shumë i shqetësuar në lidhje me njoftimet për një ulje të detyruar të fluturimit Ryanair në Minsk. U bëjmë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që menjëherë të lirojnë fluturimin dhe të gjithë pasagjerët e tij“, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter.

Ai theksoi se një hetim i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) mbi incidentin do të jetë thelbësor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti incidentin si “sjellje të egër dhe të paligjshme” dhe tha se do të ketë pasoja.

Ata që janë përgjegjës për rrëmbimin e Ryanair duhet të sanksionohen. Gazetari Roman Protasevich duhet të lirohet menjëherë“, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se Komisioni Evropian do të diskutojë për çështjen të hënën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se po monitoron nga afër “uljen me forcë” dhe ndalimin e “figurës së opozitës Roman Protasevich“.

“Ky është një incident serioz dhe i rrezikshëm që kërkon hetim ndërkombëtar. Bjellorusia duhet të sigurojë kthimin e sigurt të ekuipazhit dhe të gjithë pasagjerëve“, shkroi ai në Twitter.

Një avion luftarak bjellorus MIG-29 interceptoi avionin e pasagjerëve Boeing 737-8AS të kompanisë Ryanair duke kaluar nëpër hapësirën ajrore bjelloruse derisa udhëtonte nga Athina në Vilnius. Avioni i pasagjerëve u detyrua të ulej në Minsk për shkak të një kërcënimi për bombë. Sipas raporteve të fundit, në aeroport pretendohet se është arrestuar gazetari Roman Protasevich, të cilin autoritetet bjelloruse e ngarkojnë për përfshirje në aktivitete të pretenduara ter roriste.

Avioni i Ryanair mbërriti në Vilnius, Lituani, me shtatë orë vonesë. Protasevich është themeluesi i kanalit të informacionit të mediave sociale NEXTA, i cili luajti një rol të madh në protestat në kryeqytetin bjellorus Minsk verën e kaluar, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Alexander Lukashenko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu