BE përshëndet heqjen e taksës, por nuk përmend reciprocitetin

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar pas zëvendësimit të tarifës 100% me reciprocitet nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, ku i ka replikuar deklaratës së përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE’së, Josep Borrell, i cili e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës, por nuk e ka përmendur fare reciprocitetin e vendosur.

Duke shpërndarë deklaratën e Borrell, Apostolova ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë Covid-19.

“Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19. Deklarata nga Josep Borrell duke mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, para rreth 12 orësh, atëherë edhe kur ky vendim hyri në fuqi, Borrell i ka paraprirë duke u shprehur i lumtur me këtë vendim nga qeveria e përkohshme për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“I lumtur që pa vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BeH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës COVID19”, ka shkruar Borrell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu