BE: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se pavarësisht situatës së krijuar në Kosovë sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, angazhimi për dialogun Prishtinë-Beograd është duke vazhduar. “Edhe në rrethana të tilla, puna për dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon dhe Kosova duhet të vazhdojë të respektojë të gjithë marrëveshjet e arritura deri më tani”, citon agjencia serbe Tanjug deklaratën nga zyra e Bashkimi Evropian.

Gjithashtu u theksua se BE do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit që ka në Kosovë dhe Serbi, lidhur me dialogun. “Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut. Ne ende presin që Kosova të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën”.

Kosova tanimë është në një situatë aspak të zakonshme, ku të gjitha pozitat kryesore udhëheqëse në vend janë me ushtrues detyre, teksa pritet që të arrihet votimi i buxhetit për vitin 2021, si dhe të caktohet data e zgjedhjeve në një afat brenda 40 ditësh.

E gjithë kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në votimin e Qeverisë Hoti. Partitë politike janë deklaruar të gatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, teksa pritet të ketë ndryshime edhe në emrat e kandidatëve për kreun e Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu