Bebe Rexha “shpërthen” në gëzim pasi kupton se është nominuar për “Grammy”

Të martën janë publikuar listat e plota të nominimeve për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023. Mes artistëve më eminentë të nominuar këtë vit gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan. Bleta (emri i vërtetë i artistes) ka publikuar në rrjete sociale momentin kur e kuptoi se ishte e nominuar.

Ajo shihet në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.

“Le të shkojmë”, dëgjohet duke bërtitur ajo ndërsa kupton se është nominuar për një çmim Grammy.

Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në ceremoninë e madhe të çmimeve në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit duo/grup” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line. Fatkeqësisht aso kohe ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjë nga këto çmime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu